U-15/ Shqipëria del barazim në ndeshjen e dytë të turneut ndërkombëtar - FSHF

U-15/ Shqipëria del barazim në ndeshjen e dytë të turneut ndërkombëtar

Shqipëria e 15 vjeçarëve, nën drejtimin e trajnerit Armand Dama, ka dalë 0-0 ndaj Slaven Belupo, në kuadër të pjesëmarrjes në një turne ndërkombëtar që zhvillohet në Kroaci.

Kjo ishte ndeshja e dytë brenda ditës së sotme, ku gjatë paradites, kuqezinjtë arritën të fitonin 1-0 ndaj NK Interblock me një gol të futbollistit Xhixha. Në këtë sfidë të dytë, futbollistët e vegjël nuk kanë mundur të shënojnë ndonëse kanë pasur disa raste të mira për të realizuar gol. Perfaqesuesja U-15 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Pojana, Muca, Hasanago, Gjergji, Musta, Hysa, Fikaj, Syla, Dama, Kaba, Xhixha.

Kuqezinjtë e vegjël, nesër do të luajnë ndeshjen e fundit në grup kundër NK Hask 1903 në orën 10:00.