U-15 grumbullim në Durrrës, njihuni me listën e futbollistëve dhe ndeshjet miqësore - FSHF

U-15 grumbullim në Durrrës, njihuni me listën e futbollistëve dhe ndeshjet miqësore

Kombëtarja U-15, e drejtuar nga trajneri Armand Dama është grumbulluar në kompleksin “Tropikal” Durrës, ku po stërvitet prej datës 20 janar 2020. Të hënën, më datë 20, Shqipëria U-15 ka realizuar 1 seancë stërvitore. Ditën e martë dhe të mërkurë tekniku Dama ka zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë. Ditën e sotme kuqezinjtë e U-15 do të përballen në një test miqësor ndaj Shqipërisë U-16, që drejtohet nga Elvis Sina.

Lista e ekipit kombëtar U-15, në këtë grumbullim përbëhet nga 23 futbollistë të vegjël, ku të gjithë janë të datëlindjes 2006.
Përfaqësuesen e Shqipërisë U-15 e ka vizituar edhe trajneri i kombëtares A, Edoardo Reja, sëbashku me stafin e tij. Reja ka ndjekur nga afër përgatitjet e të rinjve si dhe ka dhënë një mesazh tek e ardhmja e futbollit shqiptar. Të premten, U-15 përmbyll grumbullimin e parë për vitin 2020, me një ndeshje miqësore ndaj Flamurtarit U-15.

Më poshtë njihuni me listën e futbollistëve të grumbulluar: