Sot më datë 26 dhjetor 2017 në ambjentet sportive të shkollës “Harry Fultz”, Zyra Rajonale e Tiranes zhvilloi kupën “Skender Hyka”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin 4 ekipe të moshës U-13 vjec, 1.Tirana 2.Atletik Tirana 3. Studenti dhe 4. Iliria.
Ndeshjet që u zhvilluan:
Atletik Tirana – Tirana 1:0
Studenti – Iliria 1:1
Iliria – Tirana 3:2
Atletik Tirana – Studenti 2:0
Ne bazë te klasifikimit kupën e fitoi ekipi Atletik Tirana, Kupën për fituesit e dorezoi nipi i Skënder Hykës. Ekipet pjesëmarrese moren diploma sipas klasifikimit.
Në këtë ceremoni ishin të pranishem djali i Skënder Hykës , Endi Hyka, Agustin Kola si dhe shumë prinder të cilet i dhanë ndeshjeve një emocion pozitiv. Zyra rajonale e Tiranes do të organizoje gjatë muajit janar, kupën “Ali Mema”.

















