U-13, “Atletik Tirana” fiton kupën Miqësia - FSHF

U-13, “Atletik Tirana” fiton kupën Miqësia

FSHF Zyra Rajonale e Tiranës me rastin e festave të 28/29 nëntorit organizoi kupën “Miqësia” me pjesëmarrjen e 16 skuadrave të grupmoshës U-13, ku fituese e kupës u shpall “Atletik Tirana”. 220 fëmijë u përballën për dy ditë me rradhë me bashkëmoshatarët e tyre. Ndeshjet u zhvilluan në fushën sportive të shkollës “Harry Fultz”, fushë e ndërtuar me kontributin e federatës. Ekipet pjesëmarrëse u ndanë në 4 grupe me 4 skuadra, ku çdo ekip ka luajtur 3 ndeshje me sistem grumbullimi pikësh.

Fituesit e kupës “Miqësia” grumbulluan më shumë pikë ditën e parë dhe u përballën në finale me ekipin “Rinia-El” e cila grumbulloi më shumë pikë ditën e dytë të garës. Finalja midis “Atletik Tirana” vs “Rinia-El” përfundoi 1-1, dhe me penallti (6-5).
Trofeun e dorëzoi “Legjenda e Futbollit Shqiptar” z.Sulejman Demollari, i shoqëruar nga z.Agim Mone, përgjegjës për Zyrën e FSHF Tiranë. Golashënuesi më i mirë u vlerësua lojtari Klesti Kalldani dhe futbollisti më i mirë Brikeno Ziri.

Kjo kupë u ndoq me shumë interes nga bashkëmoshatarë të futbollistëve të vegjël dhe prindër të tyre.


Duke kontrolluar karten...