Turneu zyrtar i U-17, Shqipëria fiton ndaj Azerbajxhanit - FSHF

Turneu zyrtar i U-17, Shqipëria fiton ndaj Azerbajxhanit

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic, ka fituar sot në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, përballë Azerbajxhanit me rezultatin 1-0, falë golit në minutën e 44-t nga Mario Mitaj, realizuar me sukses nga pika e bardhë e penalltisë. Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ceka (c), Doda, Sulovari, Stafa, Mitaj, Rachi, Preka, Kuqi, Papa, Ismaili, Gjini.
Përfaqësuesja jonë bën pjesë në grupin e 8, sëbashku me R.Çeke, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin. Turneu zyrtar u zhvillua nga data 23-29 tetor në vendin tonë, përkatësisht në dy stadiume, “Roza Haxhiu” Lushnje dhe “Elbasan Arena” Elbasan.

Këto janë rezultatet e kuqezinjve U-17 në këto përballje zyrtare:
23/10 R.Çeke  6-0 Shqipëri “Elbasan Arena”
26/10 Norvegji 3-1 Shqipëri “Elbasan Arena”
29/10 Shqipëri 1-0 Azerbajxhan “Elbasan Arena”

Renditja e grupit:

R.Çeke                9 pikë
Norvegji             6 pikë
Shqipëri             3 pikë
Azerbajxhan      0 pikë