TURNEU U-19/ SHQIPËRIA HUMBET NDAJ SLLOVAKISË - FSHF

TURNEU U-19/ SHQIPËRIA HUMBET NDAJ SLLOVAKISË

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani është mundur nga përfaqësuesja e Sllovakisë U-19, 3-0 në ndeshjen e vlefshme për turneun zyrtar që po zhvillohet në vendin tonë. Përballja ndaj sllovakëve u luajt sot në orën 12:00 në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

Për kuqezinjtë kjo ishte ndeshja e dytë e turneut pas asaj të datës 10 tetor ku u mundëm minimalisht nga Ukraina. Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Alia,Ismailgeci, Kalaj (’74 Doda), Kumbulla, Karica, Lakti (’73 Çelhaka), Pasha, Muçi (’46 Nezha), Isufi, Halili, Koçi (’61 Gkertos).

Të rinjtë e Shqipërisë do të zhvillojnë ndeshjen e tretë dhe të fundit për këtë turne, ndaj Norvegjisë më 16 tetor ora 14:00 po në stadiumin “Niko Dovana”.

Kjo është renditja e grupit 8:
Sllovakia       6 pikë
Norvegjia      3 pikë
Ukrainë         3 pikë
Shqipëria      0 pikë