TURNEU U-19/ SHQIPËRIA HUMBET NDAJ NORVEGJISË - FSHF

TURNEU U-19/ SHQIPËRIA HUMBET NDAJ NORVEGJISË

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani është mundur nga përfaqësuesja e Norvegjisë U-19, Shqipëri 0-1 Norvegji në ndeshjen e vlefshme për turneun zyrtar që po zhvillohet në vendin tonë. Përballja ndaj norvegjezëve u luajt sot në orën 14:00 në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.
Për kuqezinjtë kjo ishte ndeshja e tretë e turneut pas asaj të datës 10 tetor ku u mundëm minimalisht nga Ukraina. Dhe datës 13 tetor, Sllovaki 3-0 Shqipëri. Përfaqësuesja U-19 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Alia,Ismailgeci, Pjetri, Rama, Karica, Lakti (’82 Frroku), Gkertsos (’56 Halili), Isufi, Doda, Celhaka (’74 Koci), Nezha.
Kjo është renditja përfundimtare e grupit 8:

Ukrainë         6 pikë
Norvegji        6 pikë
Sllovaki         6 pikë
Shqipëria      0 pikë