Turneu i U-17/ Shqipëria humbet përballë R.Çeke - FSHF

Turneu i U-17/ Shqipëria humbet përballë R.Çeke

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic, është mundur sot në ndeshjen e parë të turneut zyrtar, R.Ceke 6-0 Shqipëri, që po zhvillohet në vendin tonë. Përballja ndaj cekëve u zhvillua sot në stadiumin “Elbasan Arena” ora 14:00.

Shqipëria U-17 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ceka, Shehu, Zaimi (’65 Kotrri), Smajlaj (c), Doda, Arapi, Stafa (’46 Ismaili), Mitaj (’46 Biseni), Kuqi (’59 Preka), Memushaj (’22 Gjini), Cahani. Kuqezinjtë e drejtuar nga Mustedanagic do të zhvillojnë edhe dy ndeshje të tjera: Norvegji – Shqipëri më 26/10 në stadiumin “Elbasan Arena” ora 14:00 dhe ndeshja e tretë dhe e fundit, Shqipëri-Azerbajxhan më 29/10 ora 14:00 po në qytetin e Elbasanit.

Kjo është renditja e grupit 8, ku bëjmë pjesë:
R.Çeke               3 pikë
Norvegji            3 pikë
Azerbajxhan     0 pikë
Shqipëri            0 pikë