Turneu i Përfaqësueseve Rajonale mbyll fazën eliminatore, njihuni me skuadrat finaliste - FSHF

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale mbyll fazën eliminatore, njihuni me skuadrat finaliste

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 dhe U-13 ka zhvilluar këtë javë ndeshjet eliminatore për të përcaktuar skuadrat që do të ndeshen ndërmjet tyre në finalet që do të zhvillohen në “Elbasan Arena” dhe “Selman Stërmasi”. Ky turne organizohet nga Departamenti i Futbollit në Federatën Shqiptare të Futbollit me qëllimin për të ndjekur nga afër të gjithë elementët e spikatur kudo ku luajnë dhe për të mbajtur në monitorim procesin e rritjes së tyre.

Për moshën 15 vjeçare, skuadrat që kanë arritur të sigurojnë finalen janë përfaqësueset rajonale të Durrësit dhe Lezhës, që do të ndeshen ndërmjet tyre ditën e hënë, datë 13 Korrik, ora 18:00, në “Selman Stërmasi”. Durrësi vjen në këtë finale pasi ka mundur më parë Gjirokastrën dhe Fierin, ndërkohë që Lezha ka arritur të kalojë me sukses Tiranën dhe Shkodrën.

Për moshën 14 vjeçare në finale do të përballen Durrësi dhe Tirana. Durrësi siguroi finalen pasi kaloi Gjirokastrën dhe Fierin, ndërsa Tirana më parë kishte mundur Shkodrën dhe Lezhën. Ndeshja finale e U-14 do të zhvillohet ditën e martë, datë 14 Korrik, ora 18:00, në “Elbasan Arena”.

Për moshën 13 vjeçare kemi një ‘përsëritje’ të finales së U-15, me Durrësin dhe Lezhën që do të diskutojnë ndërmjet tyre trofeun për këtë grupmoshë. Lezha vjen në finale pasi ka mundur Tiranën dhe Shkodrën, ndërsa Durrësi arriti të kalojë Fierin dhe Gjirokastrën. Finalja e U-13 do të zhvillohet të martën, më 14 Korrik në “Elbasan Arena”.

Stafet teknike të të gjitha skuadrave kombëtare kanë ndjekur me shumë kujdes ndeshjet eliminatore të zhvilluara në Fier dhe Kamëz, ku kanë analizuar të gjithë elementët cilësorë të cilët janë stërvitur gjatë të gjithë vitit pranë zyrave rajonale të FSHF në 8 qytete të Shqipërisë.

Rezultatet e ndeshjeve të turneut U-15 në Kamëz:
Shkodra – Korça 1-0
Tirana – Lezha 2-3
Finalja: Lezha – Shkodra 1 – 0
Ndeshja për vendin e 3-të & 4-t:
Tirana – Korça 6-0

Rezultatet e ndeshjeve të turneut U-15 në Fier:
Durrësi – Gjirokastra 8-0
Fieri – Elbasani 1 – 0
Finalja: Fieri – Durrësi 0-3
Vendi i 3-të & 4-t:
Elbasani – Gjirokastra 6-6 (6-5)

Ndeshjet në Fier mosha U-14:
Fieri-Elbasani 1-0
Durrësi-Gjirokastra 8-1
Finalja: Durrësi-Fieri 2-0
Vendi i 3-të & 4-t:
Elbasani-Gjirokastra 4-0

Ndeshjet në Kamëz U-14:
Tirana- Lezha 9-2
Shkodra-Korca 1-0
Finalja: Tirana-Shkodra 2-0
Ndeshja për vendin e 3-të dhe të 4-t:
Korça-Lezha 1-2

Ndeshjet e U-13 në Fier:
Elbasani-Fieri 0-2
Gjirokastra-Durrësi 1-2
Finalja: Fieri – Durrësi 0-1
Gjirokastra-Elbasani 2-0 për vendin e 3-të dhe të 4-t

Ndeshjet e U-13 në Kamëz:
Tirana – Lezha 1-3
Korca – Shkodra 1-2
Finalja: Lezha – Shkodra 2-1
Vendi i 3-të dhe i 4-t: Korca – Tirana 0-0 (5-4)