TURNEU NË TURQI, KOMBËTARJA U-16 VJEN PIKA E PARË, BARAZIM ME TURQINË - FSHF

TURNEU NË TURQI, KOMBËTARJA U-16 VJEN PIKA E PARË, BARAZIM ME TURQINË

 Vjen edhe pika e parë në turneun e Turqisë për Kombëtaren U-16 të drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç. Në takimet që po luhen në në Turqi skuadra përfaqësuese e Shqipërisë (datëlindja 2002) u ndesh sot me ekipin e Turqisë, po për këtë moshë, ndeshje e vlefshme për turneun “Mercedez Cup 2017”. Një barazim pa gola në këtë takim mes dy skuadrave ku vlejnë të theksohen edhe momentet ku ekipi shqiptar mund të kishte kaluar në avantazh. Një pikë e vlefshme me Turqinë që kryeson grupin. Po në grupin tonë u ndeshën sot Kosova dhe Azerbajxhani, ku skuadra kosovare mposhti skuadreën azere me rezultatin 2-0. Pas dy raundeve në këtë grup, kryeson Turqia me 4 pikë, Kosova e Azerbajxhani me 3 pikë dhe vetëm një pikë për skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë, pikë prej barazimit të sotëm. Ndeshjet e tjera do të luhen në 23 nëntor (të enjten), ku Shqipëria do të luajë me Kosovën.


Duke kontrolluar karten...