Ka përfunduar me sukses turneu kombëtar i shkollave 9-vjeçare, “Cappy Cup” 2019, ku dhe janë shpallur fituesit për djem dhe vajza në një atmosferë festive dhe fair-play në qendrën sportive në Kamëz.
Vajzat kanë luajtur finalen e madhe të këtij turneu kombëtar ku morën pjesë 2000 djem dhe vajza nga e gjithë Shqipëria për afro 2 muaj. Finalja midis shkollës “Ali Laçej” (Shkodër) 2-1 “Andon Xoxa” (Fier) u luajt në orën 11:00 me 2 pjesë nga 20 minuta dhe lojën 9×9. Golat u shënuan pjesën e parë, me një dygolësh nga Klaudia Borci për shkodranet dhe golin e vetëm për fieraket e realizoi Ernisa Buzi.
Në finalen e djemve, janë përballur shkolla “Andon Xoxa” (Fier) 1-0 “Mësonjëtorja e Parë (Korçë). Ku ka pasur një rivalitet interesant deri në minutën e fundit të lojës. Pjesët e lojës ishin nga 30 minuta dhe u luajt 11×11. Golin e titullit kampion për fierakët e shënoi Xhoel Lutaj, në minutën e 7-të.
Trofeun dhe medaljet për ekipet finaliste e ka dorëzuar “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, z.Sulejman Demollari, sëbashku me përfaqësuesesn e kompanisë “Coca Cola”, znj. Enxhi Turku. Vlen të përmëndet se Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, kanë mbështetur iniciativën e “Cappy Cup”, për përhapjen dhe masivizimin e futbollit nëpër shkolla.

















