Turneu i përfaqësueseve rajonale / Lezha siguron finalen për moshën U-13 - FSHF

Turneu i përfaqësueseve rajonale / Lezha siguron finalen për moshën U-13

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 dhe U-13, që ka nisur një javë më parë, po shkon drejt fundit.

Këtë të hënë në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz janë zhvilluar ndeshjet për grup-moshën nën 13 vjeç. Ndeshja e parë mes 13-vjeçarëve ka qenë Tirana-Lezha, që përfundoi me fitoren 3-1 të djemve lezhjanë. Ndërsa, në sfidën tjetër, Shkodra mundi me rezultatin minimal 1-0 Durrësin. Më pas, u luajt ndeshja finales mes Lezhës dhe Shkodrës, që u fitua nga lezhjanët me rezultatin 2-0.

Ndërkaq, në sfidën tjetër të grupit të luajtur sot mes dy skuadrave që u mundën në sfidat e para, Durrësi mposhti Tiranën me rezultatin 4-2.

Kësisoj, Lezha kalon në finalen e grup-moshës U-13 të turneut rajonal.

Të martën, do të përballen katër skuadrat U-13 të zyrave të tjera rajonale e më konkretisht Fieri, Elbasani, Korça dhe Gjirokastra. Ndeshjet do të luhen në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit, ndërsa skuadra që do të triumfojë në të dyja përballjet në grup do të sfidojë Lezhën në finalen e turneut.

Qëllimi i këtij turneu është evidentimi i talenteve të reja që militojnë në kampionatet rajonale të FSHF-së dhe vëzhgimi i tyre në mënyrë të vazhdueshme nga stafi i ekipeve Kombëtare të çdo grup-moshe.

Ashtu siç dihet në këtë turne, që zhvillohet rregullisht çdo vit, do të marrin pjesë ekipet përfaqësuese rajonale të këtyre tre grupmoshave nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Korça, Lezha dhe Gjirokastra.

 

U-13 dt. 2009: Tiranë, Korçë, Shkodër, Lezhë

Dt.28.06.2021 (E shtunë)

  1. Tirana – Lezha                   1-3

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

  1. Durrës– Shkodër              0-1

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare” Kamëz

 

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

 

  1. Lezha – Shkodra               2-0

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

  1. Durrësi – Tirana                4-2

Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

 

 

U-13 dt. 2009: Fier, Elbasan, Durrës, Gjirokastër

Dt. 29.06.2021 (E martë)

 

  1. Fieri – Elbasani

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                      Mosha U-13, ora: 09:00 

  1. Korçë– Gjirokastër

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                        Mosha U-13, ora: 09:00

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

 

  1. Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                        Mosha U-13, ora: 10:00

 

  1. Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                        Mosha U-13, ora: 10:00