Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për vajza në Fier, marrin pjesë tre skuadra - FSHF

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për vajza në Fier, marrin pjesë tre skuadra

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për vajza në Fier që organizohet nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me SHRF Fier u mbajt në ambientet e KF Apolonia. Në këtë turne morën pjesë ekipet rajonale të vajzave nga Elbasani, Durrësi dhe Fieri.

Ndërmjet ekipeve pjesëmarrëse u zhvilluan 3 ndeshje, me sistem triangolar: Fieri – Elbasani u mbyll me rezultatin 3-1, Elbasani – Durrësi përfundoi 1-3 dhe Fieri – Durrësi 6-0.

Trajnerja e Kombëtares U-15 për vajza, Daniela Kodra, ndoqi nga afër turneun. Synimi kryesor i turneut ishte evidentimi i lojtareve të reja që luajnë në kampionatet rajonale të organizuara nga FSHF dhe ndjekja e mëtejshme e tyre nga stafi i të gjitha ekipeve kombëtare, për të seleksionuar lojtaret e reja që mund të jenë potencial i ekipeve kombëtare të moshave në vazhdim.

Ndeshjet e turneut të ekipeve përfaqësuese rajonale për vajza:

1.Fieri 3 – 1 Elbasani

2.Elbasani 1 – 3 Durrësi

3.Fieri 6 – 0 Durrësi


Duke kontrolluar karten...