Turneu i Ekipeve Përfaqësuese Rajonale, kalendari i Triangolareve dhe finaleve - FSHF

Turneu i Ekipeve Përfaqësuese Rajonale, kalendari i Triangolareve dhe finaleve

Departamenti i Futbollit në Federatën Shqiptare të Futbollit në këtë fund sezoni është duke përmbyllur edicionin e rradhës së Turneut të Ekipeve Përfaqësuese Rajonale për edicionin 2018-2019.

Ky turne organizohet nga Departamenti i Futbollit me qëllimin për të ndjekur nga afër të gjithë elementët e spikatur në të gjithë Shqipërinë. Ekipet Përfaqësuese Rajonale janë stërvitur gjatë të gjithë vitit sipas një programi stërvitor të përcaktuar më parë dhe kanë zhvilluar ndeshje stërvitore ndërmjet tyre. Seleksionimi, vëzhgimi dhe furnizimi i ekipeve kombëtare me elementët më të mirë nga e gjithë Shqipëria është objektivi i këtij turneu. Gjatë të gjithë sezonit ekipet përfaqësuese të Zyrave Rajonale të FSHF në Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Durrës dhe Shkodër, kanë zhvilluar stërvitje dhe ndeshje me ekipet e tyre U-13, U-15 dhe U-17. Javën e ardhshme, ditën e hënë, do të zhvillohen edhe Triangolaret për të gjithë moshat në Qendrën Sportive Kamëz dhe Kompleksin Tropikal, për të përcaktuar ekipet finaliste të cilat do ti zhvillojnë ndeshjet e tyre në Elbasan Arena, të mërkurën, më 26 Qershor, duke filluar nga ora 16:00.

Më poshtë gjeni dhe kalendarin e ndeshjeve Triangolare dhe ndeshjeve finale: