TURNEU I FUTSALLËS "ADEM JASHARI", SHQIPËRIA HUMBET ME PENALLTI NË FINALE NDAJ MAQEDONISË - FSHF

TURNEU I FUTSALLËS “ADEM JASHARI”, SHQIPËRIA HUMBET ME PENALLTI NË FINALE NDAJ MAQEDONISË

Kombëtarja shqiptare e futbollit në futsallë, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, ka humbur në finalen e edicionit të nëntë të turneut “Adem Jashari, ndaj Maqedonisë me penallti me rezultatin e përgjithshëm, Shqipëria 7-8 Maqedonia, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, ora 17:00.

Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar me rezultatin 3-3, më pas në dy shtesat nga 5 minuta ndeshja ka përfunduar 5-5, ku kuqezinjtë nuk kanë mundur dot të trimfojnë përballë fqinjeve të tyre, ndonëse ishim të parët që e gjetem golin në këtë finale.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Fidan Gashi, Mentor Mejzini, Narcis Alibegu, Halim Selmanaj, Rei Karaja.
Golat për Shqipërinë i shënuan Mentor Mejzini (5’), Agon Ramadani (26’), Narcis Alibegu (38’, 49’) dhe Halim Selmanaj (42’).

Përfaqësuesja e futsalës në këtë turne të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës e mbyll pjesëmarrjen në vendin e dytë.


Duke kontrolluar karten...