TURNEU I FEMRAVE U-19, SHQIPËRIA LUAN SOT NDESHJEN E PARË ZYRTARE NDAJ HOLLANDËS - FSHF

TURNEU I FEMRAVE U-19, SHQIPËRIA LUAN SOT NDESHJEN E PARË ZYRTARE NDAJ HOLLANDËS

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femrat, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede do të fillojë sot ndeshjet zyrtare të fazës parakualifikuese të Europianit U-19 të femrave, që do të zhvillohet në Hollandë. Shqipëria do të përballet ndaj vendaseve sonte në orën 19:00 në “Sportpark Parkzicht”, Uden. Përfaqësuesja e Shqipërisë së femrave për këtë grupmoshë ka filluar përgatitjet në datën 23 shtator deri në datën 1 tetor në qytetin e Shkodrës.  Kombëtarja e femrave  U-19, në këto eliminatore bënë pjesë në grupin e 10-të, sëbashku me Hollandën, Poloninë dhe Bjellorusinë. Në prag të nisjes së turneut zyrtar trajneri i skuadrës U-19 të femrave, Nevil Dede nga Hollanda, për faqen zyrtare te FSHF u shpreh: “Kemi vlerësuar maksimalisht tre sfidat e këtij grupi eliminator. Skuadra gjatë këtyrë ditëve është fokusuar tek puna taktike dhe shpreh optimizmin tim për një mbyllje pozitive të këtij turneu.”

Këto janë përballjet zyrtare që do të zhvillojmë:

3 Tetor ora 19:00 Hollandë-Shqipëri
6 Tetor ora 12:00 Poloni-Shqipëri
9 Tetor ora 19:00 Shqipëri-Bjellorusi