Tryeza “Siguri – Reformim – Modernizim”, Presidenti Duka: “Të punojmë të gjithë bashkë për të përmirësuar produktin e futbollit shqiptar” - FSHF

Tryeza “Siguri – Reformim – Modernizim”, Presidenti Duka: “Të punojmë të gjithë bashkë për të përmirësuar produktin e futbollit shqiptar”

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare organizoi sot tryezën “Siguri – Reformim – Modernizim”. Në këtë tryezë të drejtuar nga Presidenti i FSHF Armand Duka, ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Zv Ministri i Arsimit dhe Sporteve Kostandin Shkurti, Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Drejtori i SHISH, Helidon Bendo, si edhe Kryetaret e Komisioneve të Ligjit dhe Ekonomisë në Parlament, Ulsi Manja dhe Arben Ahmetaj. Për të folur për problemet e futbollit shqiptar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë.

Në fjalën e tij në hapje të kësaj tryeze, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kërkoi ndryshime të mëdha në Ligjin për Sportin, Ligjin për tatimin mbi të ardhurat, Ligjin mbi Tatimin mbi vlerën e shtuar, ligjin e sponsorizimeve si edhe rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume, duke e parë si të parakohshëm vendimin për largimin e tyre nga garat sportive në të gjithë vendin. Presidenti Duka theksoi se këto ndryshime do të sillnin zhvillim dhe rritje të cilësisë së sportit në vend dhe futbollit në veçanti. “Arsyet e këtij takimi mbase të vonuar janë shumë , por shkas u bën ngjarjet e dhumshme në një ndeshje të Kategorisë Superiore. Krijimi i kushteve normale e të sigurta për zhvillimin e garave është shumë i rëndësishëm. Dhe për këtë duhet një kontribut i të gjithëve, kryesisht i organizatorëve, klubeve, FSHF, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë. Me të drejtë AMA na kërkonte pak ditë më parë nëpërmjet një shkrese që të marrim masa për eleminimin e koreve ofenduese dhe fyese në stadium. Por ne jemi në situatën ku kemi kemi hedhje sendesh të forta, deri në invadim fushe e agresion fizik. Dhe për ti minimiziar apo eleminuar këto nuk mjaftojnë vetëm masat sportive por duhet më shumë. Duhen ndryshime në Kodin Penal. Pasi të gjitha këto ndryshime të bëhen, dhunuesit e prishësit e atmosferës sportive të ndjejnë peshën e ligjit mund të mendohet organizimi i garave sportive pa praninë e forcave të rendit. Pra është e parakoheshme mos prania e forcave të rendit në garat sportive. Është gjithashtu e papërballueshme financiarisht sigurimi i rendit me polici private nga klubet e futbollit”.

“Fola per shkakun për të cilin u mblodhëm por arsyet të cilat duhet të na kishin mbledhur me kohë janë akoma më shumë, nevoja për reformim e modernizim. Prania në këtë takim e Kryeministrit Rama dhe e krerëve të qeverisë dhe e institucioneve të tjera të rëndësishme në vend dëshmon dakortësinë dhe rëndësinë e futbollit, si edhe vullnetin për ta zhvilluar atë. Një vend me sport të zhvilluar ka qytetarë më të mirë, më të shëndetshëm dhe më të displinuar. Futbolli e lartëson emrin e një vendi në mbarë botën dhe nëse menaxhohet siç duhet sjell të ardhura të krahasueshme ose më të mëdha se industritë e tjera. FSHF ka hartuar që në vitin 2016 një paketë me ndryshime ligjore e nënligjore, me qëllim ndërmarrjen e nismës nga ana e institucioneve shtetërore për kryerje njëkohshme të ndërhyrjeve të cilat ne besojë se do t`i japin një tjetër zhvillim sportit shqiptar”.

“Probleme që mund të zgjidhen nëpërmjet ndryshimeve ligjore mund të rendis:
– Formalizimi i klubeve profesioniste. Duke bërë 0 tatimin mbi të ardhurat dhe sigurimet shoqërore të tyre
– Tvsh 0 për investimet në sport dhe materialet sportive
– Terrenet sportive t’u kalojnë klubeve pa shpërblim.
– Për çdo investim në infrastrukturë nga klubet qeveria të kontribuojë me 50 %
– Disa ndryshime në Ligjin për Sportin
– Disa ndryshime në Kodin Penal për të mbrojtur atmosferën sportive

“Mendojmë se kështu do të arrihen rezultate të ndjeshme në përmirësimin e gjendjes ekonomike të klubeve dhe lojtarëve profesionist, gjendje që do të sjellë edhe rritjen e cilësisë sportive. Modernizimi kalon patjetër edhe nga rritja e investimeve në infrastrukturën sportive. Duke pasur stadiume moderne, do të rritet automatikisht pjesëmarrja e spektatorëve e për rrjedhojë edhe të ardhurat e klubeve. Të gjithë bashkë duhet të jemi të ndërgjegjshëm se problemet në futbollin shqiptar nuk janë vetëm probleme të sportit, ato janë probleme të shoqërisë dhe si të tilla duhen trajtuar. Duke shpresuar se ky takim, do të jetë një momen shtyse pozitive për futbollin, ju ftoj të reflektojmë për të mirën e përbashkët”.

Kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama, në fjalën e tij theksoi se do të merren masa të menjehershme ndaj dhunës në futboll, pasi Ligji për Sportin do të ndryshojë dhe ata persona të paautorizuar që hyjnë në fushën e lojës dhe shkaktojnë dhunë do të ndëshkohen nga Kodi Penal me 3 vite burg. Kryeministri Rama ndër të tjera bëri publike edhe lehtësirat që pritet të ofrojë qeveria te të gjithë ata persona që investojnë në futboll. “Për problemin e dhunës, duhet të kemi një qasje për të vendosur një bazë solide dhe për të hyrë në një bazë pa kthim. Duke u bazuar në njohuritë e mija të kufizuara, unë besoj se spektatorët në stadiume u takon një status i veçantë. Kjo është një gjë që vendet e tjera e kanë. Besoj se është koha që policia e shtetit dhe Federata të mos ia lënë topin njëra-tjetrës, por të bashkëpunojnë. E di që ka një problem ligjor, por kjo nuk është një arsye për t’u fshehur pas gishtit, por është një nga aspektet që ne duhet të trajtojmë”.
“Unë besoj se po aq e rëndësishme sa është policia në stadiume, aq e rëndësishme është që mos e kemi mendjen për herë të policia. Problemi më i madh i policisë është infrastruktura e stadiumeve. Klubet duhet të pajisin impiantet me kamera, tani jetojmë në epokën e teknologjisë”.
“Kur flas për status të veçantë për spektatorin, e kam fjalën për të përcaktuar disa nivel detyrimesh dhe ndëshkimesh. Për shembull duke filluar nga gjobat. Stadiumet nuk do jenë arena ku shahet me libër shtëpia arbitri dhe kundërshtari. Duhet të hyjë në një proces libri dhe në bazë të statusit të spektatorit të merren dënimet përkatëse. Ne do të ndërhyjmë menjëherë në kodin penal dhe kapërcimi i vijave të bardha do të dënohet me tre vite burg, jo gjobë. Kush kalon vijën e bardhë dhe hyn në tapetin e gjelbët është një kërcënim fizik për ata që janë duke kryer detyrën e tyre”.
“Kemi domosdoshmërinë që ta aplikojmë këtë dënim minimumi tre vite. Kemi shembuj pozitiv nga Anglia, ku jo vetëm që u zhduk dhuna, por u zhdukën edhe telat nga stadiumet. Burgimi dhe përjashtimi i përjetë i atyre që prekin vijat e bardha do të jetë hapi i parë që ne do bëjmë me parlamentin duke ndryshuar kodin penal”.
“Kemi domosdoshmërinë që ta aplikojmë këtë dënim minimumi tre vite. Kemi shembuj pozitiv nga Anglia, ku jo vetëm që u zhduk dhuna, por u zhdukën edhe telat nga stadiumet. Burgimi dhe përjashtimi i përjetë i atyre që prekin vijat e bardha do të jetë hapi i parë që ne do bëjmë me parlamentin duke ndryshuar kodin penal”.
“Duhet t’i japim fund teatrit që bëjnë klubet shqiptare në aspektin e deklarimit të pagave të lojtarëve. Boll më me lojtarë që deklarohen paguhen sikur punojnë në masonë. Kjo nuk mund të vazhdojë. Jemi të gatshëm ta zerojmë tatimin nga fitimi për lojtarët për disa vite. Pse jo dhe të mos investojmë taksat për investimet në infrastrukturën sportive”
“Ne jemi gati të diskutojmë për një ligj për sponsorizimet, por nuk duhet të themi fjalë që nuk i mbajmë dot. Deri më sot ne nuk kemi asnjë stadium të menaxhuar normalisht. Është bërë federata si një ambulancë që merr përsipër menaxhimin, ndërkohë kur normaliteti do të kërkonte që pronarët e stadiumeve së bashku me klubet do të kërkonte të bashkitë me klubet të hynin në një logjikë të re. Këto janë disa ide të mia, nuk diskutohet që eksperienca e kujtdo këtu është më e vlefshme se sa të gjitha shembuj e marrë me vendime. Duhet që të krijojmë një komision të reformës me grupe të ndara, ku një grup të merret me
“E fundit është dhe krijimi i një arbitrazhi ligjor brenda në Shqipëri, kam dëgjuar shpesh që duhet shkuar në CAS Lozanë. Qeveria do të bërë në dispozicion në çdo pjesë të saj. Fillimisht do të mbarojmë ndryshimet në kodin ligjor, më pas të tjerat t’i plotësojmë brenda 100 ditësh dhe të takohemi sërish. Ne do vazhdojmë të mbështesim Federatën dhe Futbollit, së shpejti do të fillojnë punimet për stadiumin e Kukësit, ndërkohë që në radhë po shohim nga Durrësi, Fieri dhe Vlora”.