Trego talentin tënd/ 27 nëntori, afati i fundit për t’u bërë pjesë e seleksionimeve të FSHF-së me lojtarët e rinj shqiptarë që jetojnë jashtë vendit - FSHF

Trego talentin tënd/ 27 nëntori, afati i fundit për t’u bërë pjesë e seleksionimeve të FSHF-së me lojtarët e rinj shqiptarë që jetojnë jashtë vendit

Në datat 2, 4, 5 dhe 10 dhjetor 2024, Federata e Futbollit do të zhvillojë seleksionime me futbollistët e rinj shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, në Europë dhe Botë.

Seleksionimet do të mbahen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” për të gjithë lojtarët djem, të vitlindjes 2007-2011. Aplikimet kanë nisur tashmë dhe afati i fundit është data 27.11.2024 . Federata e Futbollit fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë seleksionim të veçantë, i cili ka për qëllim zbulimin dhe intergrimin e talenteve të reja në ekipet Kombëtare të moshave.

Djemtë e vitlindjes 2007 do të marrin pjesë në seleksionim më 2 dhjetor, ndërsa djemtë e vitlindjes 2008 më 4 dhjetor. Më 5 dhjetor do të jetë radha e futbollistëve të vitlindjes 2009, ndërsa lojtarët e vitlindjes 2010/2011 do të marrin pjesë në seleksionim më 10 dhjetor.

Çdokush që preferon të bëhet pjesë e kësaj eksperience unike mjafton të plotësojë formularin e vendosur në dispozicion nga FSHF dhe ta dërgojë në adresën e e-mail-it: [email protected].

Open Stage-Formulari


Duke kontrolluar karten...