TRAJNOHEN DHE LIÇENSOHEN FALAS NGA FSHF ME DIPLOMËN “D”, 54 MËSUES TË EDUKIMIT FIZIK! - FSHF

TRAJNOHEN DHE LIÇENSOHEN FALAS NGA FSHF ME DIPLOMËN “D”, 54 MËSUES TË EDUKIMIT FIZIK!

Projekti “GROW 2020” që vijon intensivisht zbatimin e tij në zona të ndryshme të Shqipërisë me orën e futbollit gjatë edukimit fizik, tashmë ka nisur të përfshijë një tjetër benefit, ky në aspekt të liçensimit të fëmijëve. Sipas asaj ç’ka ishte parashikuar në fillim të prezantimit të projektit, tashmë është bërë fakt që: 54 mësues të edukimit fizik janë trajnuar dhe pajisur FALAS me liçensën “D”, nga ana e Sektorit të Edukimit pranë FSHF-së, pas disa ditëve orë mësimore në ambjentet e Shkollës së Trajnerëve në Kamzë. Të gjithë këta mësues kanë ndjekur edhe programin përkatës që përfshin kjo liçensë dhe sot ata kanë marrë diplomën përkatëse, dhe janë të çertifikuar zyrtarisht me nivelin “D”. Po kështu në një moment të dytë do të veprohet edhe me mësuesit që japin edukimin fizik në Durrës, Elbasan, Shkodër e më tej, dhe që janë të përfshirë prej javësh në projektin ”GROW 2020”. Koordinatorët e projektit vijojnë prej javësh që të implementojnë etapat e këtij projekti në shkolla të ndryshme në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, etj. Fëmijët e moshës përkatës të këtij projekti prej javësh janë afër futbollit, mësojnë dhe zbaviten me të gjatë orës së edukimit fizik. Gjithçka nën një koordinim të plotë nga Zyra Qëndrore e Projektit në FSHF. Tashmë edhe mësuesit që realizojnë këto orë kanë marrë trajnimin dhe janë liçensuar FALAS nga ana e FSHF-së.