Një ditë përpara ndeshjes miqësore me Turqinë në Antalya, trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci dhe kapiteni Etrit Berisha përcollën opinionet e tyre për përgatitjen e kësaj sfide dhe vazhdimësinë e skuadrës. Për trajnerin e përfaqësueses shqiptare, nesër në fushë skuadra do të futet me një seriozitet dhe angazhim maksimal. Do të vazhdojmë të kërkojmë lojtarë të tjerë në shërbim dhe forcim të grupit. Po punojmë gjatë kësaj kohe për të kolauduar këtë grup të gatshëm dhe të plotë për një fazë eleminatoresh për Europianin e ardhshëm. Në lidhje me lojtarët e larguar më duhet tiu them me shumë insistim dhe vendosmëri që në këtë skuadër bëhet një punë shumë shumë serioze dhe profesionale. Si për Bashën, Latifin edhe për Strakoshën, pas raportit nga stafi mjekësor i skuadrës mora vendimin për ti lënë të vazhdojnë riaftësimet e tyre në klubet përkatëse. Kjo është, thjesht dhe vetëm seriozitet. Sa i përket lojtarit pa klub që më thoni, Aliji, unë puntoj shumë te ai lojtar. Ne jemi një skuadër por duhet, dhe po funksionojmë si një familje. Ai është një djalë që nuk meriton të jetë pa klub dhe është në projeksionin tim për kontigjentin e lojtarëve për Europianin. Një falenderim edhe për skuadrën dhe djemtë, të cilët gjatë kësaj jave kanë punuar me shumë seriozitet”, – deklaroi trajneri. Ndërkaq, edhe kapiteni i skuadrës Etrit Berisha theksoi se “jemi një skuadër me shumë elementë dhe grintë. Kemi përgatitur më së miri këtë ndeshje. Europiani për ne fillon që ditën e nesërme në ndeshjen me Turqinë”.

















