TRAJNERI PANUCCI DHE KAPITENI AGOLLI KONFERENCË PËR SHTYP NË SKOCI - FSHF

TRAJNERI PANUCCI DHE KAPITENI AGOLLI KONFERENCË PËR SHTYP NË SKOCI

Trajneri Panucci dhe kapiteni i kombëtares kuqezi kanë dalë sonte në mbrëmje në një konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjes, Skoci-Shqipëri e vlefshme për UEFA NATIONS LEAGUE e cila do të zhvillohet nesër në mbrëmje në stadiumin “Hampden Park”.
Panucci ne fjalën e tij u shpreh: “Mendimet rreth formacionit i kam pasur këto ditë, sepse luaj një ndeshje në tre ditë. Do të ndryshojë diçka për një lojë të mirë. Shpresoj të bëjmë zgjedhjet e duhura. Ansi është kapiteni, sepse ka më shumë ndeshje se të gjithë futbollistët e kombëtares. Nesër do të shohim nëse do të luajë. Ai ka punuar shumë mirë. Kemi ardhur në Glasgow për të bërë më të mirën dhe për për të kërkuar fitoren. I dimë të metat dhe përparësitë tona pozitive. Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren. Nëse bëjmë gabimet e pjesës së parë me Izraelin do të jetë fatale për ne. Duhet të jemi shumë më të përqendruar për të mos kryer asnjë gabim. Do të mbrohemi në të gjithë mënyrat dhe duhet të jemi të përgatitur në të gjitha situatat, sepse Skocia sulmon dhe kundërsulmon me shpejtësi. Na është dëmtuar Lila. Kaçe ka patur një dëmtim nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit. Do të jetë në stol, ndoshta për të na dhënë ndihmë në pjesën e dytë. Nuk jemi favoritë, jemi në të njëjtin nivel tri skuadra. Të shpresojmë që të marrim rezultat pozitiv me Skocinë, për të fituar grupin duhet derdhur shumë djersë.”
Kapiteni Agolli theksoi: “Nuk më vjen keq që jam në konferencë. Çdo kapiten e ka për detyrë të vij këtu. Trajneri e tha mjaft saktë, nuk kam çfarë përsëris. Normale që çdo lojtare vjen në ekipi kombëtar për të luajtur. Zgjidhjet i bën trajner. Rëndësi ka që skuadra të ec përpara dhe nesër të marri rezultat pozitiv. Kam bërë maksimumin tim. Besoj jam në një formë të mirë. Nuk e di, trajneri e tha që akoma nuk është zgjedhur formacioni, le të presim. Shpresoj të jem.”