Trajneri Christian Panucci në konferencë për shtyp - FSHF

Trajneri Christian Panucci në konferencë për shtyp

Trajneri i kombëtares A, Christian Panucci ka dalë në konferencë për shtyp sot në orën 12:00 në ambjentet e FSHF, ku foli në lidhje me dy ndeshjet e rradhës që do të zhvillojë përfaqësuesja jonë. Shqipëria do të përballet ndaj Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45, stadiumi “Loro Borici”, ndeshje e vlefshme për UEFA Nations League dhe përballja e dytë e kuqezinjve do të jetë miqësorja më 20 nëntor ndaj Uellsit në stadiumin “Elbasan Arena” ora 20:00. Panucci në fjalën e tij u shpreh:” Më vjen mirë që shënuan Grezda e Kaçe këtë fundjavë, pasi kanë gjetur motivim. Eros Grezda është më mirë se një muaj më parë, ndërsa Kaçe shënoi në një ndeshje te rëndësishme. Sa i përket ndeshjes në Skoci, nuk luajtëm mirë, vuajtëm agresivitetin. Në shtëpinë tonë do jetë ndryshe. Me Izraelin nuk morëm rezultatin që meritonim. Kemi pësuar  gola nga goditjet standarde, për shkak të gabimeve tona. Është shumë e rëndësishme për ne, ndeshja e radhës, për shkak të formulës së grupeve. Gjithashtu është e rëndësishme që të shënojmë. Të vazhdojmë nivelin e lojës që nisëm me Izraelin. Kemi luajtur më mirë edhe sesa në fitoren ndaj Turqisë. Duhet të jemi më të egër dhe të shfrytëzojmë rastet”.

Video e plotë e konferencës: