Tirana U-19 shpallet fituese e Kategorisë Superiore – Grupi A

Edhe ekipi tjetër bardheblu, Tirana U-19 është shpallur fituese e Grupit A të Kategorisë Superiore, pasi fitoi derbin ndaj Partizanit U-19 me rezultatin 4-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
Në ceremoninë e organizuar në përfundim të ndeshjes përmbyllëse të sezonit në këtë grup, bardhebluve iu dorëzua kupa e fituesit nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Vasil Bicaj. Kësisoj, dy ekipet e Tiranës arritën të triumfojnë në të dyja kategoritë e moshave, U-19 dhe U-17 këtë sezon duke e mbyllur sezonin si kryesuesve të grupeve respektive.