Tirana U-17 shpallet fituese e Kategorisë Superiore – Grupi A - FSHF

Tirana U-17 shpallet fituese e Kategorisë Superiore – Grupi A

Tirana U-17 është shpallur fituese e Grupit A të Kategorisë Superiore, pasi fitoi derbin ndaj Partizanit U-17 me rezultatin 4-0 në ndeshjen e zhvilluar sot paradite në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
Në ceremoninë e rastit të organizuar në përfundim të ndeshjes përmbyllëse të sezonit në këtë grup, bardhebluve iu dorëzua kupa e fituesit nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, Vasil Bicaj.