132 lojtarë në Tiranë dhe 52 lojtarë në Shkodër kanë qenë nën vëzhgimin teknik të stafeve përkatëse të FSHF-së në fazën seleksionuese të datëlindjes 2002. Gjatë gjithë ditës së mërkurë, në zonën e Tiranës dhe të Shkodrës, të ndarë sipas baterive të ndryshme, lojtarët kanë zhvilluar edhe ndeshjet përkatëse dhe gjatë gjithë kohës kanë qenë nën observimin Teknik të specialistëve të ngarkuar. Krijimi i kombëtareve rajonale vijon të mbetet një objektiv më vete, dhe tashmë kjo kalon nga filtri I parë i seleksionimeve të lojtarëve të kësaj moshe të cilët luajnë në ekipet amatore, por edhe në garat e U-17 të Kategorisë Superiore dhe asaj të Parë. Prezent në këto seleksionime për këtë vitlindje ka qenë edhe trajneri përkatës që punon me këto mosha dhe ka në drejtim kombëtaren U-17, Xhemal Mustedanagiç. Në fund janë përzgjedhur edhe lojtarët e kombëtareve respektive në Tiranë dhe në Shkodër, teksa sot zhvillohet edhe zona e Elbasanit. Ndërkohë që sipas programit do të vijojnë fazat e tjera të përzgjedhjes së lojtarëve, por për datëlindje të tjera, si më poshtë vijon program:
Datëlindja 2004, datat dhe zonat si me poshtë:
•Tirana – dt.05.12.2017, ora 09:30, Qendra e Ekipeve Kombëtare, Kamzë
•Shkodra – Dt.06.12.2017, ora 11:00, Stadiumi “Reshit Rusi” (fusha e Lëkurave/Shkodër)
•Fieri – Dt.05-06.12.2017, ora 10:00, Aneksi i Stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier
•Durrësi – Dt.08.12.2017, ora 09:00, Aneksi te “Niko Dovana”, Durrës
•Korçë – Dt.07.12.2017, ora 11:00, Aneksi i Stadiumit “Skënderbeu”, Korçë
•Elbasan – Dt.06.12.2017, ora 09:30, Fusha “Sporti i Vjetër” Elbasan
Seleksionimet e datëlindjeve të tjera
19 – Dhjetor 2017 me lojtarët e datëlindijes 2000 nga të gjitha zonat. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë. (U19)
20 – Dhjetor 2017 me lojtarët e datëlindjes 2001 nga të gjitha zonat. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë. (U18)
21 – Dhjetor 2017 me lojtarët e datëlindijes 2003 nga të gjitha zonat. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë. (U16)

















