Teuta shpallet fituese e Superkupës së Shqipërisë - FSHF

Teuta shpallet fituese e Superkupës së Shqipërisë

Teuta është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë 2019-2020, pasi mundi në finale Tiranën me rezultatin 2-1.
Skuadra durrsake, që vinte në këtë sfidë si fituese e Kupës së Shqipërisë, kaloi në avantazh që minutën e 21-të me golin e shënuar nga Rubin Hebaj. Sulmuesi dyfishoi rezultatin në minutën e 33-të, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për Teutën.
Në pjesën e dytë Tirana u përpoq të reagonte, duke arritur të shkurtojë diferencën me golin e shënuar nga Jurgen Vrapi në minutën e 75-të, por durrsakët arritën të ruajnë avantazhin deri në fund të sfidës, që u mbyll me shifrat 2-1.
Në ceremoninë e zhvilluar në fund, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku shpërndanë medaljet për dy ekipet finaliste dhe i dorëzuan Teutës trofeun e Superkupës.