Teuta fiton Kupën e Shqipërisë U-17

Kupën e Shqipërise për U-17 e ka fituar skuadra e Teutës me rezultatin minimal, Flamurtari 0-1 Teuta. Finalja midis dy qyteteve bregdetare u zhvillua sot në orën 12:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, ku ndeshja finale pati një rivalitet të fortë deri në minutën e fundit.

Golin e fitores për ekipin durrsak e shënoi Endri Qehaja në minutën e 14-të dhe deri në përfundim të finales ky rezultat nuk ndryshoi, pavarësisht rasteve të shumta që ekipet patën. Ekipet finaliste zbritën në fushë me këtë formacion, Flamurtari: Alimucaj, Gjipali, Fakaj, Llapi, Murati (c), Dule, Shakaj, Kadriaj, Sina, Lamaj, Bocaj. Teuta: Perlleshi, Elezi, Peja, Dashi (C), Duka, Lajthia, Muka. Qehaja, Tepshi, Manci, Pelivani.

Medaljet dhe Kupa për fituesit janë dorëzuar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv, z.Vasil Bici. Nesër, ne oren 12:00 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë për U-19, Besa-Vllaznia, po në “Elbasan Arena”, ku hyrja do të jetë falas.