Teuta është fituesja e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2019-2020 - FSHF

Teuta është fituesja e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2019-2020

KF Teuta është ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë, për edicionin 2019-2020.

Durrsakët fituan finalen ndaj Tiranës, së saposhpallur kampione e vendit në Kategorinë Superiore me rezultatin 2-0.

Pjesën e parë Teuta kalon në avantazh në minutën e dytë falë Rustem Hoxhës, i cili shënon pas një krosimi nga goditja e këndit, KF Teuta 1-0 KF Tirana. Me këtë rezultat mbyllet fraksioni i parë i lojës. Në pjesën e dytë skuadrat finaliste kanë vijuar sërish luftën sportive për të shënuar në portën kundërshtare, ka qenë minuta e 78-të, kur Lorenco Vila shënon për durrsakët, Teuta 2-0 Tirana. Me këtë rezultat mbyllet finalja dhe djemtë e detit që triumfojnë në Kupën e Shqipërisë 2020.

Finalja e kupës u zhvillua në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 20:00.

Medaljet dhe trofeun për  fituesit e kësaj kupe i dorëzuan, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Ilir Shulku.

Ky vit përkonte edhe me 100-vjetorin e të dyja ekipeve, ku secila fitoi nga 1 trofe të rëndësishëm.