Të dielën, ceremonitë e moshave për grupet - FSHF

Të dielën, ceremonitë e moshave për grupet

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se nesër (të dielën) do të shpërndahen kupat për ekipet kryesuese të grupeve në kampionatet e moshave U-17 dhe U-19, Kategoria e Parë dhe Kategoria Superiore, me përfundimin e sezonit.
Trofetë do të jepen për kryesuesit e çdo grupi në ceremonitë përkatëse që do të zhvillohen në përfundim të ndeshjeve të ditës së diel.
Këto janë ndeshjet, oraret e sfidave dhe vendet ku do të përcaktohen kryesueset e grupeve respektive në të gjithë kategorive të moshave:

Tirana U-17 – Partizani U-17 / Kategoria Superiore – Grupit A, e diel, ora 10:00 stadiumi “Selman Stërmasi”.

Tirana U-19 – Partizani U-19 / Kategoria Superiore – Grupi A, e diel ora 12:00 stadiumi “Selman Stërmasi”.

Football Republic U-17 – Shkëndija Tr. U-17 / Kategoria Superiore, Grupi B, e diel ora 10:00 në kompleksin “Futboll Republica”, Petrelë – Tiranë.

KF Pogradeci U-19 – KF Teuta U-19 / Kategoria Superiore, Grupi B, e diel ora 12:00 në Pogradec.

KF Bylis U-17 – Apolonia U-17 / Kategoria e Parë, Grupi B, e diel ora 10:00 në Ballsh.

Lushnja U-19 – Football Republic U-19 / Kategoria e Parë, Grupi B, e diel ora 12:00 në Lushnje.

KF Shkodra U-19 – KS Kastrioti U-19 / Kategoria e Parë Grupi A, ora 13:00 në fushën e Shtojit, Shkodër.