STARTOI SOT KAMPIONATI I MINIFUTBOLLIT PËR SHKOLLAT E MESME TË TIRANËS “REPLAY 2018” - FSHF

STARTOI SOT KAMPIONATI I MINIFUTBOLLIT PËR SHKOLLAT E MESME TË TIRANËS “REPLAY 2018”

Ka nisur sot në ambjentet e “Aquadrom” në Tiranë edhe Kampionati i minifutbollit për shkollat e Mesme të Tiranës. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë 24 shkolla të mesme me nga tetë futbollistë secila dhe që do të ndeshhen mes tyre në formatin me katër grupe. Çdo grup do të jetë i përbërë nga gjashtë skuadra secili, dhe do të luajnë mes tyre në pesë javë në ditë të ndryshme, sipas këtij grafiku të programuar nga sektori përkatës në FSHF:

  • Grupi ‘A’ do të luajë çdo të Martë të Muajit Mars.
  • Grupi ‘B’ do të luajë çdo të Merkurë të Muajit Mars
  • Grupi ‘C’ do të luajë çdo të Enjte të Muajit Mars
  • Grupi “ D” do të luajë çdo të Premte të Muajit Mars.

Ky aktivitet do të zgjasë një muaj dhe natyrisht që do të mbledhë rreth fushave të minifutbollit shumë nxënës të shkollave të mesme të cilët futbollin e kanë pasion. Sektori i futbollit amator drejton dhe koordinon një veprimtari të tillë, edhe mbi bazën e një rregulloreje përkatëse. Kështu:

Pas përfundimit të ndeshjeve në grupe dy skuadrat e para në renditje të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë do të luajnë në fazën e 1\8-ave.

Ndeshjet e fazës 1\8 do të luhen sipas këtij formati::

Dy skuadrat e Grupit ‘A’ do të luajnë me dy skuadrat e Grupit ‘C’

Dy skuadrat e Grupit ‘B’ do të luajnë me dy skuadrat e Grupit “D’

Skuadrat të cilat do të luajne në fazën e 1\4-tave do të hidhet me short. Ndërsa, gjysmëfinaja dhe ndeshja Finale e aktivitetit do të luhet në salla të mbyllura. te luhet ne salla te mbyllura. Kampionati i minifutbollit “REPLAY” për shkollat e mesme që nisi sot do të vazhdojë për një periudhë një-mujore organizohet tërësisht nga FSHF në bashkëpunim të plotë me kompaninë “REPLAY”. Aktivitetet për futbollin e fëmijëve do të vazhdojnë  nw mesin e muajit të ardhshëm me aktivitetin e “Coca-Cola Cup”, një garë kombëtare në edicionin e saj të radhës me pjesëmarrjen e shkollave 9-vjeçare, ku do të luajnë mbi 1.600 fëmijë të përfshirë.

Më poshtë edhe skuadrat e ndara sipas grupeve të kampionatit “REPLAY”: