STARTOI KAMPIONATI I 81-të I KATEGORISË SUPERIORE - FSHF

STARTOI KAMPIONATI I 81-të I KATEGORISË SUPERIORE

Edicioni i 81-të i Kategorisë Superiore ka ngritur siparin sot nëpërmjet një ceremonie kuptimplotë përpara ndeshjes hapëse të sezonit, Kukësi-Partizani, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sezoni 2019-2020 i Kategorisë Superiore ka në përbërje 10 skuadra: Partizani, Kukësi, Teuta, Flamurtari, Laçi, Skënderbeu, Tirana, Luftëtari, Bylis dhe Vllaznia. Në fushën e blertë të stadiumit “Elbasan Arena”, përpara fillimit të ndeshjes kanë zbritur përvec Flamurit Kombëtar edhe të gjithë flamujt e skuadrave pjesëmarrëse të shoqëruar nga fëmijët të cilët kanë valëvitur edhe flamurin e edicionit të 81-të.

Ky është kalendari i javës së parë të Kategorisë Superiore:

23 gusht ora 19:00 Kukësi-Partizani 1-0

24 gusht ora 16:00 Vllaznia-Laçi

24 gusht ora 19:00 Tirana-Luftëtari

24 gusht ora 19:00 Teuta-Bylis

24 gusht ora 19:00 Skënderbeu-Flamurtari