Stafi administrativ i FSHF-së dhuron gjak për fëmijët talasemikë - FSHF

Stafi administrativ i FSHF-së dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Federata e Futbollit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar organizoi një ditë të dedikuar ndaj fushatës për dhurimin e gjakut.

Pjesëmarrës në proçesin e dhurimit të gjakut ishin punonjës të administratës së FSHF-së, të cilët iu bashkuan kauzës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Federata e Futbollit synon që këto evente të shërbejnë për të rritur sensibilizimin mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut, si dhe kjo nismë të shtrihet në të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.



Duke kontrolluar karten...