Ambasadori i Izraelit në Tiranë, z.Boaz Rodkin, ka vizituar sot stadiumin e ri.
Ai është njohur me ecurinë e punimeve dhe ka parë nga afër sektorë të ndryshëm të stadiumit. Ambasodori i Izraelit është interesuar për kapacitetin e stadiumit, mënyren se si do të funksionojë administrimi i tij dhe shumë hollësi të tjera.
Diplomati i lartë izraelit, vlerësoi projektin dhe uroi që ky stadium, të sjellë sa më shumë fat për kombëtaren kuqezi, të futbollit dhe të sjelle risi për futbollin shqiptar.
















