Stadiumet ne Durres e Fier me tapet te ri - FSHF

Stadiumet ne Durres e Fier me tapet te ri

Vetem para pak ditesh Komiteti Ekzekutiv i Federtates Shqiptare te Futbollit ka vendosur te shtroje tapet te ri ne stadiumet e qytetit te Durresit dhe Fierit. Jane pikerisht keto dy objekte te rendesishme te futbollit shqiptar te cilat kane pasur ngarkesen dhe konsumin me te madh vecanerisht prej aktiviteteve nderkombetare. Stervitjet, takimet e kontrollit dhe veprimtarite e  ndryshme te ekipeve Kombetare kane pasur nje ngjeshje ne kalendarin e vet pikerisht ne keto dy terrene te cilat pas vendimit te fundit te Komitetit  Ekzekutiv do te kene mundesine e rinovimit te plote per zhvillimin optimal te lojes se futbollit. Edhe ne kete rast ky do te jete nje investim i Federates Shqiptare te Futbollit e cila gjithnje i ka kushtuar vemendje te vecante infrastruktures sportive.