Siguria në stadiume, Presidenti Duka merr pjesë në konferencën e UEFA-s - FSHF

Siguria në stadiume, Presidenti Duka merr pjesë në konferencën e UEFA-s

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ndodhet në Athinë ku merr pjesë në konferencën dy ditore për sigurinë në stadiume. Presidenti Duka merr pjesë në cilësinë e Zv. Kryetarit të Komitetit të UEFA-s për Stadiumet dhe Sigurinë.

Në këtë konferencë, “UEFA Stadium and Security Conference 2019 – Learning Together”, janë mbajtur disa referime nga ekspertë të UEFA-s në lidhje me sigurinë në ndeshjet e kompeticioneve europiane, dhunën në futboll dhe rrëmujat që ndodhin përpara dhe gjatë një ndeshjeje. Një pikë e rëndësishme në këtë konferencë ishte referimi në lidhje me përgatitjen dhe marrjen e çdo mase për një ndeshje të UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, referim i cili u zhvillua në dy raunde dhe u nëpërmjet rasteve studimore u trajtuan format më efikase të trajtimit të situatave dhe kontrollit.

Tema e fundit e diskutuar në konferencë, ishte kontrolli i stadiumeve dhe planifikimi i masave perfekte për të nxjerrë jashtë tifozët problematikë dhe ata që shkaktojnë akte dhune.