Si të stërviten fëmijët e moshës 8-14 vjeç në kushte shtëpie, Armand Dama shpjegon seancën e katërt - FSHF

Si të stërviten fëmijët e moshës 8-14 vjeç në kushte shtëpie, Armand Dama shpjegon seancën e katërt

Federata e Futbollit siç ju ka njoftuar me herët po vijon me programin stërvitor në kushte karantine për shkak të pandemisë COVID-19. Trajneri i Shqipërisë U-15, Armand Dama do të shpjegojë sot ushtrimin e radhës që duhet të realizojnë futbollistat e vegjël, konkretisht grupmosha 8-14 vjeç.

Është shumë e rëndësishme që gjatë zbatimit të ushtrimeve më poshtë, të respektohet rregulli: një njësi kohe ushtrim dhe një njësi tjetër koha e pushimit.

Ushtrimi “1 kundër 1” (Seanca nr.4)

Të gjitha videot e tjera në lidhje me stërvitjen nga shtëpia, i gjeni në menunë “#RriNëShtëpi“.
Sa i përket përgatitjes atletike, dita e sotme është pushim, veprim që duhet ta zbatoni edhe ju nga shtëpia juaj.