"SHTËPIA E FUTBOLLIT", PRESIDENTI DUKA DHE KRYEMINISTRI RAMA INAUGUROJNË NISJEN E PUNIMEVE - FSHF

“SHTËPIA E FUTBOLLIT”, PRESIDENTI DUKA DHE KRYEMINISTRI RAMA INAUGUROJNË NISJEN E PUNIMEVE

Vijojnë investimet në futbollin shqiptar. Pas dy impianteve në Elbasan e Shkodër, dhe stadiumit kombëtar në kryeqytet, në ndërtim e sipër “Arena Kombëtare”, sot kanë nisur punimet për ngritjen e kompleksit të ri, apo më ndryshe: “SHTËPIA E FUTBOLLIT”. 

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me Kryeministrin e vendit Edi Rama inauguruan sot në një ceremoni të posacme nisjen e punimeve për shtëpinë e re të futbollit shqiptar, pranë Qendrës Olimpike në ish-kompleksin “Dinamo”, me financimin e plotë të FSHF-së. Në prani edhe të shumë figurave të futbollit shqiptarë, përfaqësues të klubeve dhe komunitetit të futbollit i është dhënë kështu START edhe ndërtimit të një kompleksi super-modern. 

“Jam i lumtur që sot jam para jush për ti dhënë rrugë një tjetër investimi në drejtim të futbollit shqiptar, sic është Shtëpia e Futbollit. Një projekt që përfshin brenda tij përvec zyrave të reja të FSHF-së edhe një mini-stadium. Tashmë edhe futbolli do të ketë shtëpinë e tijë, ku në këtë vend do të jenë edhe zyrat e reja të selisë së FSHF. Bashkëpunimi që kemi pasur me Qeverinë vitet e fundit ka qenë shumë i mirë dhe rezultat i kësaj kemi bërë investime që i kanë ndryshuar faqen futbollit shqiptar. Uroj që pas 18 muajsh të jemi bashkë për të inauguruar përfundimin e punimeve”.

Ndërsa nga ana e tij Kryeministri Rama për këtë investim të ri për futbollin ndër të tjerash theksoi: “Këtu mungonte vetëm federata e futbollit që pas 18 muajsh do të ketë një shtëpi. Kjo godinë plotëson fazën e dytë të parkut olimpik, që do përfundojë me pishinën e mbyllur. 

Punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Futbollit nisin sot dhe brenda një harku kohor prej 18 muajsh pritet të përfundojë gjithcka. Një investim tërësisht i Federatës së Futbollit. FSHF nuk do të ndalet këtu me infrastrukturën sportive pasi projekte të tjera do të nisin për zbatim, sikundër edhe ky vit do të përkojë gjithashtu me përfundimin e stadiumit të ri, veprës madhore kombëtare sportive, “Arena Kombëtare”. 


Duke kontrolluar karten...