Shqipëria U-21 fiton miqësoren ndaj Maltës U-21 në "Loro Boriçi" - FSHF

Shqipëria U-21 fiton miqësoren ndaj Maltës U-21 në “Loro Boriçi”

Kuqezinjtë e U-21 të drejtuar nga trajneri Alban Bushi, kanë fituar 3-2 në ndeshjen miqësore të luajtur sonte në mbrëmje ndaj Maltës, në orën 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Përfaqësuesja jonë e gjeti golin e parë në minutën e 11-të me anë të Shefit Shefitit dhe në minutën e 39-të, maltezët barazojnë me anë të Brincat, me rezultatin 1-1 mbyllet pjesa e parë. Pjesën e dytë në minutën e 66-të po i njëjti futbollist për Maltën ka gjetur golin e avantazhit dhe në të ’75 Hebaj ekzekuton saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe barazojme. Goli i tretë dhe i fundit që i dha fitoren kombëtares, erdhi sërisht nga Rubin Hebaj në minutën e 88.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Dajsinani, Mersinaj, Tafa, Kryeziu, Maloku, Mucolli (Basha ’45), Imeri (Fazliu ’59), Zeka (Hasanaj ’70), Mala (Selahi ’46), Hebaj, Shefiti.