SHQIPËRIA U-19 HUMBET MIQËSOREN 0-1 NDAJ KAZAKISTANIT U-19 - FSHF

SHQIPËRIA U-19 HUMBET MIQËSOREN 0-1 NDAJ KAZAKISTANIT U-19

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka humbur me rezultatin minimal 0-1 ndaj kazakëve të rinj. Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore e zhvilluar në qytetin e Lushnjes në orën 15:00, pas asaj të datës 24 mars ku fituam me rezultatin 1-0.

Te rinjtë e përfaqësueses kuqezi kanë zhvilluar një ndeshje me ritëm por pa mundur të marrin një rezultat pozitiv.
Ishin kazakët ata që gjetën golin në minutën e 90+2.

Shqipëria luajti me këtë formacion:Shala, Isufi, Rama, Qerimi, Pellumbi,Celhaka, Syla, Koci,Cara, Nezha, Marku

Trajneri Bogdani në përfundim të ndeshjes u shpreh: ” Të dyja ndeshjet miqësore ishin eksperiment. Më shërbyen dhe krijova një ide të qartë për ekipin përfaqësues. Megjithatë jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Do vazhdoj të shikoj futbollistët e rinj premtues.”