Shqipëria U-19 fiton miqësoren ndaj Rumanisë në Fier - FSHF

Shqipëria U-19 fiton miqësoren ndaj Rumanisë në Fier

Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar 1-0 ndaj përfaqësueses së Rumanisë U-19, në ndeshjen e zhvilluar në qytetin e Fierit, stadiumi “Loni Papuciu” ora 14:00. Kuqezinjtë e kanë gjetur golin në minutën e 43-të me anë të Emiljano Bullarit, i cili e gjeti golin falë një penalltie të ekzekutuar me sukses. Edhe pjesën e dytë përfaqësuesja jonë ka ruajtur të njëjtin rezultat duke arritur fitoren. Shqipëria do të zhvillojë edhe një miqësore të dytë ndaj Rumanisë po në të njëjtin stadium në datën 20.


Duke kontrolluar karten...