SHQIPËRIA U-19 FITON MIQËSOREN E PARË NDAJ KAZAKISTANIT, 1-0 - FSHF

SHQIPËRIA U-19 FITON MIQËSOREN E PARË NDAJ KAZAKISTANIT, 1-0

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani, ka fituar ndeshjen e parë miqësore ndaj përfaqësueses U-19 të Kazakistanit me rezultatin, Shqipëria U-19 1-0 Kazakistani U19, zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjes në orën 15:00. Kuqezinjtë e rinj ndonëse fituan me rezultatin minimal në  këtë përballje, kanë humbur disa mundësi shënimi. Goli i vetëm i këtij takimi  u shënua në minutën e 40-të të pjesës së parë nga Marash Kumbulla.

Shqipëria U-19 luajti me këtë formacion: Alia, Dragoshi, Ismailgeci, Kalaj, Kumbulla, Rama, Lico, Halili, Pasha, Gkertsos dhe Gavazaj. Përballja e dytë miqësore do të zhvillohet sërish në qytetin e Lushnjes, në stadiumin “Roza Haxhiu” në datën 27 mars 2018 ora 15:00, ku hyrja për tifozët do të jetë falas.

Trajneri Bogdani ne fjalen e tij u shpreh: “Zhvilluam një lojë të mire, por gjithsesi bëmë gabime. Duhet ta rishoh ndeshjen, e rëndësishme është që të zhvillojmë sa më shumë takime miqësore që djemtë të njihen dhe të jenë gati për 3 ndeshjet kualifikuese në muajin tetor. Në ndeshjen tjetër do t’u japim hapësira edhe lojtarëve të tjerë që nuk luajtën shumë sot. Unë kam grumbulluar 26 lojtarë dhe në fund do të nxjerrim konkluzionet tona. Objektivi nuk ndryshon, vjet e kishim të vështirë, tani ka konkurrencë brenda ekipit, ka elementë cilësorë. Ata duhet të tregojnë veten edhe tek ekipet ku luajnë, që të marrin minuta në këmbë.”