SHQIPËRIA U-19 FITON MIQËSOREN E DYTË NDAJ KOSOVËS U-19 NË “LORO BORICI”

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës U-19, me rezultatin 2-1. Kujtojmë para dy ditësh Shqipëria U-19 fitoi po me të njëjtin rezultat, miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kjo përballje u zhvillua në kuadrin e dy ndeshjeve miqësore të planifikuara nga sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF.
Shqipëria ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 39-të me anë të sulmuesit Patrik Pasha dhe me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. Pasha ka qenë protagonist në këto dy miqësore pasi ka shënuar në të dyja ndeshjet. Në pjesën e dytë ka barazuar Kosova U-19 me anë të Limanit në minutën e 65-të. Ekipi ynë përfaqësues ka gjetur golin e fitores në minutën e 80-të me anë të Nezhës.