Shqipëria U-18 / Lista e të grumbulluarve për dy miqësoret me Maqedoninë e Veriut - FSHF

Shqipëria U-18 / Lista e të grumbulluarve për dy miqësoret me Maqedoninë e Veriut

Shqipëria U-18 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet miqësore me Maqedoninë e Veriut, që do të zhvillohen në datë 23 dhe 25 Prill në stadiumin “Sopoti” të Librazhdit.

Pjesë e këtij grumbullimi janë plot 25 lojtarë të cilët do të vëzhgohen me kujdes nga trajneri Dede në këto dy ndeshjet për të evidentuar elementët më cilësorë të datëlindjes 2002 që përbëjnë dhe bazën e këtij grupi. Ndeshja e parë miqësore zhvillohet nesër në orën 16:00.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar: