Shqipëria U-18 e drejtuar nga trajneri Olsi Uku, vijon me sukses turneun “Kvarnerska Rivijera 2019”. Kuqezinjtë pasditen e sotme kanë fituar në çerekfinale me rezultatin 2-1 ndaj Zeljeznicar të Bosnjes.
Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ceka (c), Ismaili, Doda, Kuci, Zahi, Gjini, Stafa, Kuqi (’80 Pruti), Gjumsi (’41 Cormusa), Mema (’75 Musai), Fetahu (’65 Gerxhaliu). Golat për kombëtaren U-18 i shënoi Doda ’12 dhe Gerxhaliu ’70. Në datën 1 qershor do të luhet ndeshja gjysëmfinale ndaj Rijekës në orën 18:30.

















