Shqipëria U-17 barazon me Bosnje Hercegovinën - FSHF

Shqipëria U-17 barazon me Bosnje Hercegovinën

Shqipëria e 17 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore me Bosnje Hercegovinën në Zenica, ndeshje e cila është mbyllur në barazim 1-1.

Ndeshja ka filluar më mirë për kuqezinjtë që nga minuta e parë kanë mbajtur kontrollin e lojës, duke zhvilluar një lojë të bukur dhe i janë afruar rrezikshëm portës së boshnjakëve në dy momente. Në minutën e 21-të Shqipëria ka kaluar në avantazh me anë të golit të Klajdi Lusha. Vendasit provuan ti afrohen portës tonë dhe në minutën e 27-të kanë gjetur dhe golin e barazimit 1-1. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë. Pjesa e dytë ka filluar më e kujdeshme me të dy skuadrat që kanë qarkulluar topin duke tentuar ti afrohen me sulme graduale portave respektive. Përtej rasteve të krijuara nga të dy skuadrat pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol dhe ndeshja u mbyll në barazim, me golat e shënuar në fraksionin e parë të ndeshjes. Trajneri Beqiri në këto dy ndeshjet me Bosnje Hercegovinën pati mundësinë të shikoj disa lojtarë të rinj në kuadër të përgatitjeve për Qualifying Round që do të zhvillohen në muajin nëntor.

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni; Miftiu; Hajdaraj; Tora; Lusha; Sula; Janaqi; Zalli; Krasniqi, Preka, Mitaj (C) (U aktivizuan: Rachi, Dervishi, Cereni, Qerpiku dhe Mahmuti)