Shqiperia prek suksesin, mund 2 me 1 Luksemburgun - FSHF

Shqiperia prek suksesin, mund 2 me 1 Luksemburgun

Shqiperia ne pjesmarrjen e vet te pare zyrtare ne kuader te Eliminatoreve  Kupa e Botes 2013  per Femra arrin suksesin e madh te kualifikimit.  Vajzat e drejtuara nga trajneri Altin Rraklli kane fituar ndeshjen e trete e te fundit ne grup perballe Luxenburgut me rezultatin 2-1.

Keshtu pas barazimit me Malten vendase 1-1, fitores me Letonine 2-0 dhe sot me Luxenburgun 2-1 me gola te shenuar nga Jashari dhe Velaj. Kuqezinjte jane ne krye te grupit  me 7 pike ne tre ndeshje qe do te thote kualifikim i suksesshem per ne etapen tjeter te eliminatoreve teper te rendesishme te kompeticionit me te madh te futbollit per femra Kupa e Botes.