Kombëtarja fiton miqesoren, Turqi-Shqipëri 2-3 ne ndeshjen e fundit per ekipin perfaqesues ne kete vit kalendarik. Ndeshja u luajt në orën 20:30 me oren lokale në stadiumin “Antalya Stadyumu” në Antalia. Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci kanë dominuar ndeshjen duke treguar cilësite e tyre më të mira, ka qënë pikërisht Armando Sadiku ai i cili la gjurmë në këtë ndeshje të vlefshme me nje dygolesh ne minuten 24, 39 dhe Eros Grezda ne minuten e 55. Per Grezden ka qene goli i tij i pare me ekipin perfaqesues. Shqiperia dhe me nje futbollist me pak, pasi Ledian Memushaj u ndeshkua me karton te kuq ne minuten e 41 te pjeses se pare, ka arritur nje fitore historike.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani (Ajeti 66′), Lilaj (’86 Lila), Xhaka, Memushaj, Roshi, (Qaka 66′), Grezda (’82 Ajdarevic), Sadiku (Aliji 66′)
Kartonë të verdhë:Memushaj ’32, ’41
Kartonë të kuq: Memushaj ’41


















