Shqipëria e Futsallit fiton 5-0 ndaj San Marinos - FSHF

Shqipëria e Futsallit fiton 5-0 ndaj San Marinos

Shqipëria e futsallit ka bërë një nisje shumë të mirë, të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Lituani 2020” duke mundur me rezultatin 5-0 San Marinon, në ndeshjen që është luajtur mbrëmjen e sotme në Shkup.

Skuadra e drejtuar nga Erind Resuli ka shfaqur një lojë të mirë, duke gjetur lehtësisht rrugën e rrjetës disa herë.
Kuqezinjtë kanë zbritur në parket me këtë formacion: Rrapi, Alibegu, Mezini, Selmanaj, Halimi (c). Autorët e golave ishin: Selmanaj ’10, Alibegu ’12, Alili ’14, Kaca ’30, Rexhepaj ’36.

Shqipëria do të luajë në ndeshjen e dytë ndaj Greqisë, nesër në orën 17:30 për ta mbyllur fazën kualifikuese me vendasit e Maqedonisë, në datën 3 shkurt. Dy skuadrat e para në këtë grup eliminator kualifikohen për në fazën tjetër të eliminatoreve.