Shqipëria e femrave humbet miqësoren në Slloveni - FSHF

Shqipëria e femrave humbet miqësoren në Slloveni

Shqipëria e femrave e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani është mundur sot në orën 14:00 në miqësoren e zhvilluar në Slloveni në “Gornja Radgona” ora 14:00. Futbollistet e kombëtares kanë humbur me rezultatin: Slloveni 2-0 Shqipëri. Golat sllovenet i shënuan në minutën e 4-t dhe me penallti në minutën e 71.
Kombëtarja e femrave e filloi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Rrahmani (c), Bajraktari, Maliqi, Hamidi, Krasniqi, Doci, Haziri, Gjini, Maksuti, Franja.

Më poshtë mund të shikoni edhe ndeshjen e plotë të miqësores së kombëtares se femrave: