Shqipëri-Slloveni, miqësore në Udine në muajin mars - FSHF

Shqipëri-Slloveni, miqësore në Udine në muajin mars

Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.

Federata e Futbollit ka dakortësuar sëbashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”, ora 20:45.

Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim.